English

Feith: Kosovës i duhet një qeveri e pastër

Bruksel, 2 dhjetor, NOA - Kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith gjatë raportimit të tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian tha se pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit Kosova ka nevojë për formimin e një qeveri te pastër, e cila sipas tij, do të ketë para vetes shumë sfida.

Feith theksoi se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit do të mund të nisin pas formimit të qeverisë së re.

Ai theksoi se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfida kryesore për institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Para komitetit Feith theksoi se kosovarët janë të zhgënjyer që kanë mbetur të vetmit të rajon pa mundësi për të udhëtuar pa viza në vendet e BE-së.

Feith theksoi rëndësinë që në monitorimin e zgjedhjeve të dhjetorit të merr pjesë edhe një delegacion i Parlamentit Evropian.

a.k/NOA

KOMENTE