Lezhë, 2 dhjetor, NOA – Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë për veprën penale të vjedhjes. A.S, 16 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gorre të rrethit Kurbin dhe Gj. L, 16 vjeç lindur dhe banues në fshatin Tale, Komuna Shënkollë të rrethit Lezhë, kanë marrë nga ambientet e shkollës ku studionin kompjuterët e labratorit të informatikës.
Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë në fshatin Gorre të komunës Fushë Kuqe, të rrethit Kurbin, ndërsa ndalimi i ty të miturve është bërë mesditën e djeshme nga Policia e Lezhës.
Fillimisht ka qenë drejtori i shkollës 9-Vjeçare ai që ka denoncuar në polici vjedhjen e kompjuterëve nga kabineti i informatikës. Pas sinjalizimit të policisë kanë nisur dhe hetimet ndaj autorëve të mundshëm.
Dy adoleshentët kanë hyrë nga tavani i shkollës gjatë natës dhe më pas kanë thyer derën e kabinetit të informatikës duke marrë të gjitha sendet e vlefshme që kanë gjetur.
Pas kontrollit të bërë në banesën e dy të rinjve janë gjetur dhe materialet e vjedhura; 4 ekrane kompjuteri, 4 tastiera, 3 bateri kompjuteri si dhe 2 njësi qëndrore të markës KTC.
Ndaj dy adoleshentëve do të merren masat ligjore, duke pasur parasysh edhe të moshës ë tyre të mitur.
a.k/NOA