Tiranë, 2 dhjetor, NOA Update – Personi i cili ka mundur të arratiset nga mjediset e Burgut 313 në Tiranë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, mësohet se ka qenë Ajet Markaj, 20-vjeçari i dënuar se dy muaj më parë tentoi të grabisë filialin e një banke në qendër të Tiranës.
Siç raportohet posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, vjedhja e bankës ka ndodhur në muajin shtator të këtij viti, ndërsa Ajet Markaj, u kap pasi është ndaluar nga roja i bankës, cili mbeti i plagosur në vesh.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ku është tentuar të vidhet me armë zjarri një nga filialet e bankës Credins.
Ndërkaq, grupi hetimor i pranishëm në vendngjarje i cili është duke kryer të gjitha veprimet hetimore ka hedhur pistën e parë se 20-vjeçari mund të jetë larguar nga dhoma e ajrimit ... (vijon)
n.e/NOA