English

Kavajë, goditet me thikë nga një bashkëmoshatar, vdes 20 vjeçari

Kavajë, 2 dhjetor, NOA – Pas një konflikti për motive të dobëta një 20 vjeçar i qëlluar me thikë nga agresori i tij ka gjetur vdekjen, në spital pa mundur t’i bëjë dot ballë plagëve të marra.

Policia e Tiranës informoi se ngjarja ndodhi sot rreth orës 13.00’ në Lagjen Nr.2 të Kavajës, kur pas një konflikti është goditur me shtetasi Bruno Kallasi, 20 vjeç, me banim në Kavajë, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit të Durrësit.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbëritur forca të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe po sqarojnë rrethanat e kësaj ngjarje.

Paraprakisht uniformat blu dyshojnë se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje për motive të dobta, kur viktima Bruno Kallasi është kanosur me thikë nga bashkëmoshari i tij shtetasit Arjan Leka, 23 vjeç, edhe ky me banim në Kavajë.

Ndaj 23 vjeçarit Arjan Leka është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Leka aktualisht po merr mjekim në Spitalin e qytetit të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë si bashkëautor në këtë ngjarje dhe shtetasi Emiljano Leka, 26 vjeç, me banim në Tiranë.

Aktualisht, janë kryer hetimet dhe veprimet proceduriale në vendgjarje, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të dy shtetasve të lartpërmendur, për kosumim të veprës penale të vrasjes me dashje.

mit/NOA
KOMENTE