English

KESH: Prurjet rriten, shkarkimet të detyruara

Shkodër, 2 dhjetor, NOA – Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka qeë e detyruar që të shkarkojë sërish ujë nga kaskadat e Drinit, pasi prurjet në to gjatë orëve të natës kanë qenë sërish të mëdha.

Kjo ka bërë që liqenet e tre hidrocentraleve kryesore në vend, Fierzë, Vau i Dejës dhe Koman, të shtohen me sasi të papërballueshme uji për të qenë brenda kapacitetit të kaskadave dhe prandaj KESH, ka ndërmarrë procesin e shkarkimeve nga portat e HEC-ve.

Kështu, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton de deri në orën 9.30 të ditës së sotme, prurjet në kaskadë janë 2804 m3/sek, ndërsa nga të tre HEC-et niveli i shkarkimeve është 5557 m3/sek.

Ndërsa dje këto kuota kanë qenë, më të ulëta, ku prurjet në nivelin 2804 m3/sek dhe niveli i shkarkimeve ka qenë 5117 m3/sek.

Sipas të dhënave konkrete për secilin nga hidrocentralet mbi Drin, KESH raporton konkretisht:

- Hidrocentrali i Fierzës është në nivelin 289.46 metra; prurjet janë 1000 m3/sek dhe shkarkimet 926 m3/sek.
- Hidrocentrali i Komanit është në nivelin 172.30 metra; prurjet janë 1354 m3/sek shkarkimet 2194 m3/sek.
- Hidrocentrali i Vaut të Dejës është në nivelin 174.80 metra, prurjet janë 450 m3/sek dhe shkarkimet 2437 m3/sek.

n.e/NOA

KOMENTE