English

Lexon gazetën dhe zbulon se ka vdekur(!)

Danimarkë, 2 dhjetor NOA - Ka hapur gazetë dhe ka zbuluar se kishte vdekur. Diçka e tillë i ka ndodhur një personi danez në gadishullin e Jutland, i cili ka mbetur i shokuar që nga 24 nëntori kur lexoi nekrologjinë e tij dhe atë të vajzës në gazetën e përditshme Nordjyske Stiftstidende.

Nekrologjia "konfirmon" se Klaus Norgaard Nielsen, 35 vjeç, nga Jutland, dhe vajza e tij 15 vjeçare, Michelle, kanë vdekur në një aksident tragjik në Gjermani.

Babai dhe vajza janë të dy në jetë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, por aktualisht janë të shokuar.

“Ai që ka bërë një shaka të tillë duhet të ketë qenë një njeri më të vërtetë i sëmurë”, - tha Claus për televizionin danez DR. Norgaard Nielsen nuk e di se kush fshihet pas këtij mashtrimi, por raportoi menjëherë këtë çështje në polici.

r.b/NOA

KOMENTE