English

Lufta globale e Amerikës kundër AIDS-it

Nga Xhorxh Bush

President i 43-të i Shteteve të Bashkuara


Gjatë presidencës, shpeshherë të detyruar të fokusohemi në çështjet e sigurisë kombëtare, lufta kundër sëmundjes globale shihej disa herë si anomali apo përjashtim. Nuk ishte kështu. Amerika ka bërë kontribut të drejtpërdrejtë në progresin dhe shpresën e vendeve të tjera.

Shumica e problemeve botërore, rrjetat terroristë, bandat kriminale, sindikatat e drogës, sëmundjet pandemike, janë jo më shumë se gjysmë dite udhëtimi me aeroplan larg Shteteve të Bashkuara.

Këto sfida synojnë të lëshojnë rrënjë në zonat e pashpresa dhe të pakontrolluara. Kjo nuk nënkupton se promovimi i shëndetësisë dhe zhvillimit është zëvendësim për përballjen me kërcënimet imediate.

Kjo nënkupton se asnjë strategji e sigurisë nuk është komplete në plan afatgjatë, pa promovuar shëndetësinë globale, lirinë politike dhe progresin ekonomik.

Në fillim të mandatit tim të parë, u bë e qartë se shumica e Afrikës së nën Saharasë ishte në prag të katastrofës. Në disa vende, ndoshta një e katërta e popullsisë ishte e infektuar me HIV.

Sëmundja ishte prevalente në mesin e mësuesve, infermiereve, punonjësve të fabrikave, shërbyesve civilë, njerëzve që e bëjnë shoqërinë të ecë. Barnat për sëmundjen ekzistonin dhe po u binte çmimi, por ato vështirë se mund të gjendeshin në Afrikë.

Vende të tëra jetonin nën hijen e vdekjes, duke e pasur të vështirë që të përgatiten për të ardhmen.

Përgjigjja jonë filloi me një përpjekje për të reduktuar transmetimin e virusit nga nëna te fëmija, që është aspekti më i mjerë dhe më i parandaluar i krizës.

Në vitin 2002, Amerika ndihmoi të themelohet Fondi Global për Luftimin e AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries, për të inkurajuar veprimin e bashkërenduar ndërmjet shteteve.

Në vitin 2003 e shpalla Planin Presidencial të Emergjencës për Ndihma të AIDS-it (PEPFAR), një program ambicioz bilateral për t’u ballafaquar me shpejtësinë më të keqe të përhapjes së pandemisë.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë, liderë të vendeve afrikane dhe aktivistë të tjerë, si Bono, u bënë partnerë me administratën time në këtë sipërmarrje të madhe.

Në të gjitha këto përpjekje, shqetësimi im ishin rezultatet. Isha sinqerisht dyshues ndaj disa programeve që ishin bërë më parë. Në këtë krizë, na duheshin jo vetëm më shumë resurse, por edhe t’i përdornim ndryshe.

Në këtë Ditë Botërore të AIDS-it, ne ende shpresojmë për një vaksinë të AIDS-it. Ndërkohë, janë miliona njerëz që nuk duhet të braktisen.

Jam i lumtur që ndodhem jashtë biznesit të politikës. Por, unë mund të jap disa këshilla miqësore për anëtarët e Kongresit, të rinj e të vjetër. Lufta e vazhdueshme globale kundër AIDS-it është diçka për të cilën Amerika do të kujtohet. Dhe, kurrë nuk do t’ju vijë keq për pjesën që bëtë.

"Washington Post"

KOMENTE