Kaliforni, SHBA 2 Dhjetor 2010 NOA - Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një mikrob të çuditshëm, i cili mund të përdorë arsenikun si pjesë të ushqimit. Bakteria e pazakonshme u zbulua në një liqen në Kaliforni, njofton Reuters.
Deri vonë, gjashtë elemente kryesore janë konsideruar themelore për jetën: karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe sulfuri.
Por kërkuesit kanë gjetur se bakteri është i aftë të zhvillohet pasi fosfori të zëvendësohet me arsenikun.
Zbulimi e zgjeron mundësinë për gjetjen e formave të ndryshme të jetës në Tokë dhe mundësisht në planetët e tjerë apo në hënat e tyre, citon radio Evropa e Lirë.
e.r/NOA