Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA - I gjithë territori shqiptar do te dominohet diten e sotme nga vranësira dhe shira te konsiderueshëm, ku më problematike situata do te jete ne zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore te vendit pasi reshjet e shiut do te jene me intensitet të lartë.
Edhe në mesditë do të mbetemi ne kushte te vranësirave dhe shirave ne te gjithë vendin.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e ditës do te vijoje me vranësira dhe shira te dendur ne jug dhe juglindje te Shqipërisë ndërsa e gjithë pjesa tjetër do te karakterizohet me vranësira dhe shira te dobet, ne bregdet do te ketë edhe stuhi te forta ere.
Mbremja dhe nata do te shtoje vranësirat dhe shirat ne te gjithë territorin shqiptar sidomos ne zona bregdetare.
Temperaturat e ajrit ne vlerat e mëngjesit do te pesojne rritje, me e ndjeshme kjo ne veri te vendit por vlerat e mesditës nuk do te kene ndryshime ato do te qëndrojnë konstante ne te gjithë territorin.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 55 km/h dhe drejtim Jugor - Juglindor ndersa deti do te mbetet me dallge deri ne 5 balle.
Europa
Europa Juglindore dhe nje pjese e Evropës veriperëndimore do te dominohen nga vranësirat dhe reshjet e dobëta shiu e dëborës.
Shira me intensitete me te larta do te përqendrohen ne rajonin e Mesdheut dhe Ballkanin lindor.
Por problem paraqet edhe qendra e kontinentit per reshje te dendura dëbore dhe stuhi te forta ere, ne keto zona do te kete dhe renie te ndjeshme te temperaturave, ne Gjermani, France, Austri, Zvicer.
Ndersa pjesa tjetër e Evropës do te dominohet nga vranësira dhe reshje te dobëta shiu e dëbore.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani perëndimor do te mbetet me shira te dendur dhe rrufe;
Italia alarmon per shkarkesa rrufesh dhe stuhi te forta ere;
Qendra e kontinentit alarmon per dëbore dhe temperatura te ulëta;
Spnaja do te rrezikohet nga dëbore e dendur dhe dallge te larta.
e.r/NOA