English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme do te mbeten prezent edhe diten e neserme pasi vranesira dhe shira do te kete ne te gjithe vendin.

Shirat do te jene me intensitet te larta ne pjesen me te madhe te vendit ku me problematike shirat do te jene ne ekstremin Verior dhe jugor te vendit.

Ne mesdite i gjithe vendi do te perjetoje shira te konsiderueshem.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites. do te shtoje intensitetin e shirave ne veri dhe qender te vendit gjithashtu edhe ne zonen bregdetare ndersa ne zonat jugore shirat do te jene me intensitet me te dobet.

Gjate nates do te kemi shtim te vranesirave dhe shirave ne te gjithe vendin por mengjesi i se shtunes do te dobesoje intensitetin e shirave.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 – 3 grade renie ne mengjes por edhe mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 50 km/h dhe drejtim Jugor kjo do te beje qe deti te gjeneroje dallge deri ne 4 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Euopian do te karakterizohet nga vranesira dhe reshje te dobeta shiu e debore.

Problematike situata do te vijoje ne rajonin e Mesdheut dhe ne zonen a alpeve ku reshjet e shiut dhe te debores do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe temperatura te ulëta.

Gjithashtu me vranesira dhe shira do te jete nje pjese e verilindjes se kontinentit sidomos ne pjesen e dyte te dites.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga moti i kthjellet por temperaturat do te jete te ulëta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E premte, 3 dhjetor 2010

Rajoni i Mesdheut alarmon rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Alpet do te mbetet me reshje debore dhe stuhi te forta ere;

Skandinavia rrezikohet nga temperatura shume te ulëta.

e.r/NOA

KOMENTE