English

Përmbytje nga reshjet në Venezuelë, vdesin 21 persona

Karakas (Venezuelë), 2 dhjetor, NOA - Disa mijëra banorë të Venezuelës i kanë braktisur shtëpitë e tyre pasi nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut humbën jetën 21 njerëz. Reshjet e shumta kanë bërë që në vend të krijohet një situatë alarmante dhe evakuimet e banorëve të jenë masive.

Moti me stuhi dhe shira ka nisur në disa zona të Venezuelës që prej 29 nëntorit. Në këtë datë janë mbyllur dhe dy rafineritë më të mëdha të naftës në këtë vend.

Nga rrëshqitja e dheut janë mbuluar dhjetëra shtëpi, automjete dhe rrugë.

Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri shtete dhe në kryeqytetin Karakas.

a.k/NOA

KOMENTE