English

Përmbytjet në Shkodër, Hashim Thaçi i telefonon Berishës

Prishtinë, 2 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i telefonoi sot kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha duke u interesuar mbi situatën më të fundit në Shkodër që vjen për shkak të reshjeve dhe hapjes së kontrolluar të portave shkarkuese.

Thaçi i shprehu homologut të Tiranës, “të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës për qytetarët e zonave të përmbytura, për qeverinë dhe përpjekjet e saj për përballimin e situatës.

Gjithashtu kryeministri Thaçi e siguroi kryeministrin Berisha se Kosova është e gatshme te japë gjithë kontributin e saj ne mbështetje të banorëve te zonave te përmbytura dhe qeverisë shqiptare ne përpjekjet e saj për minimizimin dhe lehtësimin e pasojave të përmbytjeve.

e.r/NOA

KOMENTE