Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Pas arrestimit dje në qendër të Tiranës të 46 vjeçarit Ylli Kelmendi, dëshmitarit kyç për vrasjen e Fatmir Ramës i ashtuquajtur Miri i Xhikes në mars të vitit 2003, policia e Tiranës pas kontrollit të ushtruar i ka sekuestruar një sërë armës, përkatësisht armë zjarri dhe municione.
Kelmendit iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës Bereta, e kalibrit 7.65 mm, dhe një karikator me 7 fishekë; një armë zjarri automatik Mod. 56 dhe një karikator me 30 fishekë; një armë zjarri pistoletë, dhe një karikator me 4 fishekë; 370 fishekë, mod.54, të kalib 7.62 mm; 250 fishekë, të kalibrit 5.6 mm; 400 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.
Ylli Kelmendi u riarrestua për armëmbajtje pa leje pas lirimit me kusht një vit më parë.
Por, ai i rikthehet burgut pasi u kap dje rreth orës 13.00, në Bulevardin “Xhorxh Bush”, në Tiranë, teksa ecte me armë.
Ylli kelmendi cilësohet si dëshmitari Kyç për vrasjen e Fatmir Ramës pasi në momentin kur ky i fundit u vra me një breshëri automatiku në lokalin e tij tek “Kartodromi” në dalje të kryeqytetit, Ylli Kelmendi ishte bashkë me të në tavolinë duke parë një ndeshje futbolli.
mit/NOA