English

Pollo: Shqipëria me 3G në celular, internet shumë më i shpejtë dhe më i lirë

Tiranë, 2 dhjetor, NOA - Ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo deklaroi sot se enti rregullator shpalli fituesin e tenderit për licencën 3G. Fituesi i kësaj licence është kompania “Vodafon Albania”.

“Oferta prej 31.4 milionë Euro e kompanisë “Vodafon Albania” për të blerë licencën 3G ishte gati tre herë më e lartë se sa çmimi dysheme i caktuar prej nesh. Një investim i tillë tregon besimin që kompania më e madhe në botë e kësaj fushe ka tek Shqipëria, te tregu i saj në rritje, dhe siç mu konfirmua, tek Qeveria, institucionet shtetërore dhe politikat e ndjekura prej tyre”, tha sot Pollo në një konferencë për mediat.

Ai u shpreh se shërbimi 3G në celular do të jetë operativ në Tiranë deri në mars të vitit tjetër; do të mbulojë 65% të territorit në 12 muaj dhe 85% të tij në një vit e gjysëm.

I pyetur për çmimet që mund të aplikohen Ministri Pollo tha se përmes rregullatorit do të ndjekim nga afër strukturën e çmimeve për shërbimin 3G që do të hedhë në treg kompania “Vodafon”.

a.k/NOA

KOMENTE