Shkodër, 2 dhjetor, NOA - Situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e rënduar sërish paraditen e sotme në qarkun e Shkodrës, ndërsa vetë kryeministri Sali Berisha ndodhet atje për të mbledhur Shtabin e Emergjencës.
Sipas të dhënave që jep korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA, forcat ushtarake dhe ato policore janë në gadishmëri të plotë për të realizuar planin e ri të evakuimeve, të parashikuar për ditën e sotme, të banorëve që gjenden pranë zonave të përmbytura.
Sipas të dhënave më të fundit që raportoi dje në mbrëmje Shtabi i Emergjencave 1200 shtëpi gjenden të rrethuara nga uji, ndërsa 1000 vetë janë evakuar ... (vijon)
NOA