English

Ruçi, Berishës: Ti premtove që Shkodra s’do përmbytet më, mashtrove shkodranët

Berisha: PS, mendjen e ka te pushteti

Rama: Përmbytjet klithin "të ikë Berisha"

Informacionet e fundit mbi situatën

KESH flet pse po hap portat e shkarkimit

Tiranë, 2 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – “Je ti zoti kryeministër që duhet të kërkosh falje për tre premtimet që bëre se Shkodra nuk do të përmbytej më, e nuk i mbajte dhe duhet të japësh hesap për këto”.

Në replikën e menjëhershme pas akuzave të kryeministrit Berisha, kryetari i grupit kuvendor, të PS-së, Gramoz Ruçi i tha kryeministrit se “opozita është në parlament që të kërkojë përgjegjësitë e tua si shef qeveria, dhe jo ti të kërkosh përgjegjësi tek opozita”.

Furtunën tënde kryeministër, tha Ruçi, e paguajnë ata që janë përmbytur dhe që sot s’dinë si do ta kalojnë natën nën qiell pa taracë mbi krye për t’iu mbrojtur natyrës.

“Ti vazhdon të akuzosh, por jo zoti kryeministër se populli ka veshë për të të parë ty edhe ne, prandaj ne sot të kërkuam të raportosh jo për të anatemuar opozitën, por të flasësh për situatën, se nuk deklaruat asnjë të zhdukur, dhe ne kërkuam pikërisht që të raportoni me këtë qëllim”, tha zoti Ruçi.

Ai risolli në vëmendje se edhe në janar kur u përmbyt Shkodra, kryeministri Berisha e quajti fatkeqësi natyrore përmbytjen e Shkodrës, që ndodh njëherë në 100 vjet.

“Ju premtuat se do të merrnit masa, por tani duhet t’u jepni llogari qytetarëve shkodranë për përmbytjen e Shkodrës për të pestën herë. Ju premtuat këtu në parlament se Shkodra nuk do të përmbytet më, se do të ndërhynit në shtratin e Bunës dhe se do ta kthenit të një lumë të lundrueshëm. Madje ke dhënë edhe urdhra për organizimin e tenderave ndërkombëtarë për Bunën si dhe premtuat studimin dhe përmirësimin e të gjitha argjinaturave, të cilat po shemben njëra pas tjetrës”, rikujtoi Ruçi.

“Dhe unë nuk dëgjova për fat të keq as më të voglën përgjegjësi që ju ta mbanit lidhur më përmbytjet tha zoti Ruçi, duke i bërë thirrje shefit të qeverisë se ndërhyrja në shtratin e Bunës duhej të ishte masa e parë që duhej të merrej për mospërsëritjen e përmbytjeve, që bëri sikundër tha Ruçi që Shkodra të ripërmbytet më keq se në janar.

Në këtë kontekst duke kujtuar akuzat e kryeministrit, tha se “Unë në emër të minorancës kërkoj falje që sollëm në pushtet këtë qeveri, ndërsa për anën morale përgjegjësi mbaj ti i tha Ruçi kryeministrit, duke i kujtuar se si me arkivolin e Azem Hajdarit deshi të shpërthente dyert e kryeministrisë” për të marrë pushtetin me dhunë.

Ruçi theksoi se ishte po kjo qeveri që për interesa të saj bëri që të ndodhte tragjedia e Karaburunit.

Pas kreut të grupit kuvendor të PS-së, rishtas e mori fjalën kryeministri Berisha, duke sjellë një lum akuzash dhë kundërakuzash që duket se do të vijojnë gjatë gjithë seancës së sotme parlamentare, kur përtej përmbytjeve në kalendar është diskutimi nen për nen i buxhetit të vitit 2011.

mit/NOA

KOMENTE