English

SHBA, pentagoni u hap rrugën ushtarëve homoseksualë

SHBA, 2 dhjetor NOA - Për shumicën dërrmuese të ushtarëve amerikanë, nuk ka asnjë arsye që Pentagoni duhet të ndalojnë një person homoseksual të veshë uniformën. Është rezultati i një studimi të brendshëm të ilustruar nga Ministri i Mbrojtjes, Robert Gates. Sipas 70 për qind të të intervistuarve, ligji “don’t ask don’t tell” (“mos pyet, mos trego”) nuk do të kishte efekte negative mbi forcat e armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Robert Gates, për këtë arsye, u ka kërkuar Kongresit të SHBA-së të shfuqizojë ligjin “mos pyet mos trego”, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 1993 dhe ndalon haptazi homoseksualët në shërbim të forcave të armatosura të SHBA-së . Shtëpia e Bardhë ka qenë gjithmonë në favor të shfuqizimit të këtij ligji. Megjithatë, koha e shfuqizimit të këtij ligji mund të shtyhet si pasojë e kundërshtimit të disa anëtarëve të opozitës dhe disa republikanëve.
Më pas, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, në rolin e tij si komandant i përgjithshëm i ushtrisë amerikane ka apeluar që Senati të aprovojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, me pak fjalë brenda këtij viti.

r.b/NOA

KOMENTE