English

Shqipëria kërkon marrëdhënie më të ngushta me Korenë e Jugut

Astana, (Kazakistan) 2 dhjetor, NOA – Diplomacia shqiptare kërkon zgjerimin e hartës së saj të bashkëpunimit. Në listën e vendeve më të cilat kërkohet një shkëmbim më i madh ekonomik dhe tregtar është dhe Koreja e Jugut. Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka diskutuar sot me homologun e Koresë së Jugut, Kim Sung-Hwan për “për të thelluar lidhjet mes dy vendeve në ekonomi dhe biznes”.

Ministri Haxhinasto, në takimin e zhvilluar në kuadër të konferencës së OSBE në Kazakistan, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën ekonomike dhe asistencën e Agjencisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Koresë (KOICA).

Kreu i diplomacisë shqiptare ka propozuar fillimin e konsultimeve diplomatike mes dy vendeve dhe ftoi homologun e tij Sung-Hwan për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Ministri Korean.

Gjithashtu të dy palët ranë dakord që gjatë vitit 2011, në kuadër të 20-vjetorit të vendosje së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve të zhvillojnë aktivitetet të përbashkëta.

a.k/NOA

KOMENTE