English

Skema e arratisjes së të burgosurit, ja detajet

Tiranë, 2 dhjetor, NOA Update - Pasi ka shfrytëzuar ndërtimet që po bëhen për zyrën e Shërbimit të Provës dhe mjediseve të reja të pritjes së të afërmve të të burgosurve të Burgut 313 në kryeqytet, ai u hodh nga një lartësi rreth 4 metrash dhe pastaj, një vrap i furishëm mes lokaleve duke dalë në rrugë të madhe ... për t’i shpëtuar përfundimisht policisë.

Kjo ka qenë pak a shumë skema e arratisjes së 20-vjeçarit të dënuar, me emrin Ajet Markaj, i cili në orët e paradites së sotme realizoi një arratisje spektakolare nga ambientet e Burgut 313 në kryeqytet.

LEXONI SI U LIRUAN TE ARRESTUARIT BUJSHEM

Detajet e saj jepen paraprakisht nga grupi hetimor që gjendet në vendngjarje për agjencinë e Lajmeve NOA, duke skicuar skemën që nis pikërisht nga përgatitja e zyrave të reja pranë Burgut 313 për ofrimin e Shërbimit të Provës, si edhe atë të pritjes së të afërmve të të burgosurve.

E duket se aty ka qenë fillesa e planit të arratisjes të të dënuarit, i cili si hallkë të dytë të zinxhirit ka patur më pas atë të hedhjes nga hekurat dhe një lartësi prej 4 metrash, për të nisur më tej një vrap mes lokaleve dhe për të dalë në fund në rrugë ku nuk mund ta kapte dhe gjente më askush.

Zona në fjalë gjendet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe hetuesit kanë hedhur paraprakisht gjithashtu edhe pistën e të ndihmuarit të tij nga persona jashtë burgut, të cilët mund ta kenë pritur atë ndërsa u hodh nga muri, për t’i dhënë ndihmën e duhur që të fshihej menjëherë sa doli në rrugë.

Ndërkaq, grupi hetimor është duke vijuar shqyrtimin e të gjitha provave dhe dëshmive të ndryshme të cilat mund të çojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, e cila la pa fjalë të gjitha autoritetet policore gjatë paradites së sotme.

n.e/NOA

LEXONI GJITHASHTU

KOMENTE