English

Tjetër shembje në Pompei

Pompei, 2 dhjetor NOA - Janë shembur dhe dy mure të tjerë në brendësi të zonës arkeologjike të Pompeit. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Pompei, Claudio D'Alessio.

Bëhet fjalë për dy mure pa afreske. Ditën e martë kishte rënë një mur i ashpër, gjashtë ose shtatë metër, në kopshtin e Shtëpisë Moralista dhe më 6 nëntor u shemb dhe Domus e Gladiatorëve.
Muret e fundit që janë shembur kanë qenë të lartë rreth 2 metër. Incidenti i parë ka ndodhur në rrugën Stabiane ndërsa i dytë ka ndodhur në Lupanare Picolo. Në të dy rastet, bëhet fjalë për mure pa afreske edhe pse rasti është ende në shqyrtim. Shembja është pasojë e rënies së shirave të rëndë të ditëve të fundit.

r.b/NOA

KOMENTE