English

Arrestohet 46-vjeçari, përplasi rëndë motoçiklistin

Mirditë, 3 Dhjetor, NOA – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Pashk Gjoka, banues në fshatin Fanë të Mirditës.

Sipas konfirmimit që ato japin për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Ura e Gjoles në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë e markës Benz me targë MR 8220 A, është përplasur me mjetin motoçikletë të markës YAMAHA, pa targa, që drejtohej nga 40-vjeçari Kastriot Steli, banues në fshatin Hasan të Krujës, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Krujës për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, në ngarkim të Pashk Gjokës.

n.e/NOA

KOMENTE