English

Emergjenca nga përmbytjet, Vasili shpall gatishmërinë totale në spitale

Tiranë, 3 dhjetor, NOA - Situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër ka bërë që të merren masat nga të gjitha institucionet në vend. Për këtë qëllim ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka shpallur sot situatën e gatishmërisë totale, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore në varësi të saj për shkak të situatës aktuale të fatkeqësisë natyrore.

“Shpallje e gjendje së gatishmërisë totale për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institucionet e saj të varësisë, personeli shëndetësor dhe ai ndihmës, i cili shërben në zonat e prekura, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore të ofrojnë çdo ndihmë dhe të gjejë çdo mundësi për të qenë sa më pranë personave të prekur nga kjo fatkeqësi”, thuhet në urdhrin e firmosur sot nga ministri Petrit Vasili.

Në urdhrin e ministrit theksohet se duhet të merren të gjitha masat nga strukturat përgjegjëse shëndetësore për të mos munguar medikamentet e emergjencës në çdo qendër shëndetësore dhe të sigurohet mbështetja për të gjithë personat në nevojë.

Ministri Vasili ka theksuar se të gjithë spitalet rajonale do të jenë në gatishmëri të plotë për të qenë sa më të shpejtë në ndihmën e ofruar në raste kur ajo kërkohet.

a.k/NOA

KOMENTE