Tiranë, 3 Dhjetor, NOA - Facebook aktualisht ka shkuar në vlerën e 50 miliardë dollarëve. Kjo është shuma e fundit e vënë për rrjetin social të themeluar nga Mark Zuckerberg, kur ai ishte ende një student në Harvard, edhe pse jo ende e listuar në bursë në Wall Street – gjë që pitet të ndodhë në vitin 2012.
Rritja e vlerës është marramendëse po të mendosh se disa muaj më parë flitej për një shifër rreth 35 miliardë.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg , i lindur në vitin 1984, e ka hapur këtë faqe në vitin 2004 me një investim prej 18 mijë dollarësh, ndërkohë që tani flitet për një agjenci që po rritet jashtëzakonisht shpejt, më shpejt se edhe historia e vetë Web që nga vitet 2003-2010.
50 mijë dollarë. Ndoshta shumë edhe për Apple, e cila donte ta blinte Facebook.
Tani për tani Facebook është me vlerë më shumë se Yahoo dhe eBay dhe po i afrohet Amazon që vlen 80 miliardë dollarë. Google dhe Microsoft janë ende shumë larg.
a.e./NOA