English

Gjen vdekjen 37-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 3 dhjetor 2010 NOA – Një 37 vjeçar gjeti vdekjen sot pasdite vonë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, disa orë pasi ishte qëlluar me armë zjarri në Fushë Krujë.

Ngjarja që i mori jetën 37 vjeçarit Ardian Kadiu, ndodhi në afërsi të tregut industrial që gjenden të qytetin e Fushë Krujës.

Ende nuk ka detaje të qarta për autorët dhe shkaqet e kësaj vrasjeje, por policia tha se hetimet po vazhdojnë.

e.r/NOA

KOMENTE