English

Kazakistan, OSBE nuk arrin të miratojë vendimin

Kazakistan, 3 dhjetor NOA - 56 vendet e OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), në një mbledhje në Kazakistan për takimin e tyre të parë pas 11 vitesh, nuk arriti dot të miratojë një plan veprimi për të forcuar organizatën. Diçka e tillë u bë e ditur nga përfaqësuesi i BE-së gjatë seancës plenare. Gjërat që kanë ndikuar negativisht në këtë takim kanë qenë “konfliktet e ngrira”, të tilla si Moldavia me Ukrainën dhe mes Gjeorgjisë e Rusisë. Përfaqësuesit e BE-së, nga Rumania, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Republika Çeke, Italia dhe të OSBE-së ka shprehur të gjitha pikëpamjet e tyre.

Rumania ka folur në mënyrë eksplicite për “dështim”. Republika Çeke për “keqardhje”, ndërsa përfaqësuesi i Rusisë ka denoncuar “qëndrimin ideologjik të disa vendeve të caktuara”.
Ambasadori italian shprehu “vlerësimin” e tij për presidentin e Kazakistanit, duke thënë se është hapur një fazë e re që do të përfundojë kur plani i veprimit do të jetë aprovuar. Kryetari i OSBE-së në ka shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat finale të mbledhjes.

r.b/NOA

KOMENTE