English

Kuvendi vendos që mocioni me debat për integrimin të kryhet më 23 dhjetor

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA – Parlamenti vendosi para pak çastesh që mocioni me debat për mosmarrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e pritshme nëntorin që shkoi.

Ky mocion me debat është kërkuar para disa ditësh zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, kishte kërkuar datën 23 Dhjetor 2010 për shqyrtimin e këtij mocioni.

Pikërisht kjo datë u hodh në votim dhe me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zhvillimi i këtij mocioni në 23 dhjetor, pra në vigjilje të Krishtlindjes kur edhe pritet të mbyllet sesioni i radhës i Legjislaturës aktuale të Parlamentit.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE