English

Në pritje të fëmijës, Bloom dhe Kerr në një koncert

Los Anxhelos, 3 dhjetor NOA - Vazhdon pritja e ëmbël për Orlando Bloom dhe Miranda Kerr, ku mund të themi se mungon shumë pak që çifti të ketë një fëmijë. Muajin e ardhshëm, modelja duhet të lindë fëmijën e parë të çiftit dhe ylli i Hollivudit është shumë i lumtur për këtë fakt, duke mos e fshehur aspak entuziazmin e tij. Ndërkohë, të dy u kanë lejuar vetes një natë jashtë duke u përpjekur për të qenë sa më të qetë nga turma e publikut në koncertin Roger Waters në Los Anxhelos. Në dalje, Orlando ka qenë gjatë gjithë kohës duke mbrojtur barkun e gruas së tij, nga fotografët e shumtë që gjithmonë arrijnë t’i kapin.

r.b/NOA

KOMENTE