Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ditën e shtunë, datë 04. 12. 2010, ora 10.00, në sallën e Auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes do të zhvillohet ceremonia festive me rastin e 98–vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë autoritetet e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, si dhe mjaft të ftuar të tjerë nga të gjitha instancat.
NOA