English

Njoftimi shokues i NASA: Ka jetë dhe në planetët e tjerë

SHBA, 3 dhjetor NOA - Njoftim i bujshëm nga NASA: një test që tregon jetën në planetë të tjerë. “Një zbulim në astrobiologji, që tregon për ekzistencën e një formë tjetër të jetës në Tokë”. Në program është një konferencë shtypi ditën e enjte. Format e jetës me sa duket, janë mikrobe që mund të mbijetojnë në ambiente të rrezikshme për jetën. Bakteri është gjetur në fund të liqenit Mono, në Yosemite National Park, Kalifornia, një liqen i pasur me arsenik.

Krijesa përdor arsenikun për të mbijetuar dhe sipas agjencisë amerikane të hapësirës, kjo rrit mundësinë që një formë e ngjashme e jetës mund të ekzistojnë në planetë të tjerë që nuk janë në atmosferën tonë.
Lewis Dartnell, një astrobiolog në Qendrën për Shkencat e Tokës në Londër, tha: “Nëse këto organizma përdorin arsenikun në metabolizmin e tyre, kjo tregon se ekzistojnë dhe forma të tjera të jetese, të ndryshme nga ato që ne jemi në dijeni. Janë alien, por alien që ndajnë një ambient të njëjtë me tonin”.
Agjencia e hapësirës do të shpallë rezultatet e hulumtimit në një konferencë shtypi me titullin “Një zbulim që do të ndikojnë në kërkimet astrobiologjike për dëshmi të jetës jashtëtokësore

r.b/NOA

KOMENTE