English

Përmbytjet, ministri Olldashi flet për situatën në Shkodër (VIDEO)

Update – Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar zonat e përmbytura dhe tha sot se disa zona janë problematike dhe gati të padepërtueshme.

“Bashkëpunimi i ushtrisë me policinë dhe forcat e tjera të shpëtimit po menaxhojnë situatën. E rëndësishme është tu gjendemi afër njerëzve”, tha Olldashi.

Sipas tij situata monitorohet a ndërprerë pasi nga momenti në moment krijohen të papritura që kërkojnë zgjidhje.

Pas përmbytjes masive të gjithë zonës fushore të Nënshkodrës, tashmë edhe vetë qyteti po përjeton një situatë të paparë përmbytje, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Vetëm gjatë natës dhe paradites së sotme, niveli i ujërave është rritur me rreth 15 centimetër, duke pushtuar lagjet hyrëse të qytetit.

Tashme mjeti i vetëm për lëvizjen e banorëve janë varkat si dhe automjetet e larta të ushtrisë.

{youtube}sp8nYoSWelI{/youtube}

KOMENTE