English

Sharm el-Sheikh, kapet peshkaqeni që sulmoi katër turistët

Sharm el-Sheikh, 3 dhjetor NOA – Është kapur peshkaqeni i madh që ka sulmuar dhe plagosur rëndë katër turistë në ujërat e Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq. Ky lajm u dha nga ministri i Ambientit egjiptian George Majid, i cili shpjegoi se në këtë gjueti janë angazhuar një ekip me dymbëdhjetë persona për të arritur në kapjen e peshkaqenit, i cili kishte detyruar autoritetet të ndalonin frekuentimin e zonës.

Peshkaqeni-vrasës është ekzaminuar dhe më pas është balsamuar për tu eksploruar në qendrën e vizitorëve të parkut marin Rass Muhamed.

r.b/NOA

KOMENTE