English

Sharm el-Sheikh, peshkaqeni sulmon turistët

Egjipt, 3 dhjetor NOA - Një peshkaqen i madh i bardhë është duke përhapur panik në ujërat e Sahr el-Sheikh, në Egjipt. Katër turistë rusë ishin pre e sulmit të peshkaqenit, ku mbetën të plagosur rëndë dhe kjo ndërsa po bënin një banjë në ujërat e ngrohta të vendpushimit të famshëm. Peshkaqeni ka plagosur dy pushuesit në krahët e tyre dhe më pas ka sulmuar dhe një çift tjetër. Alarmi u përhap menjëherë dhe autoritetet u kanë kërkuar turistëve të qëndrojnë larg kësaj zone uji.

Një instruktor zhytjesh, Hassan Salem, ka pohuar se ai ka qenë në ujë në një nga sulmet e peshkaqenit të bardhë dhe ka arritur ta largojë atë duke krijuar flluska ajri drejt tij. “Më pas e pashë që ai shkoi në drejtim të një gruaje dhe e sulmoi atë nga këmbët”, - tha ai. Një nga dy sulmet u zhvillua në Ras Nasrani. Të katër viktimat u dërguan në spitalin e Kairos në gjendje kritike.

r.b/NOA

KOMENTE