Shpallet Gjendje Emergjence në Durrës e Lezhë
Forcat e Armatosura kryejnë seri operacionesh
Situata më e fundit në rrugët nacionale e rurale
Rama: Në qeverisjen tonë sd'o ketë përmbytje
Parashikimi i motit për nesër në vend e Evropë
Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video
Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku Update 22:45:33 – Qeveria shqiptare i drejtohet me një kërkesë zyrtare autoriteteve drejtuese të NATO-s, duke shprehur nevojën për mbështetje prej saj që të ndërhyjë në situatën e krijuar pas reshjeve dhe përmbytjeve në vend, sidomos në Qarkun e Shkodrës.
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme i thanë agjencisë së lajmeve NOA se Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në këtë ministri, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare strukturave të NATO-s, përkatësisht drejtorisë së atjeshme të përballimit dhe trajtimit të emergjencave civile dhe katastrofave natyrore.
Kërkesa e autoriteteve shqiptare është për logjistikë, si mjete fluturimi, helikopterë të mëdhenj transporti që të sigurohet evakuim i shpejtë i njerëzve nga ajri.Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se ka gjetur mirëkuptimin nga autoritetet e NATO-s, të cilat parimisht kanë pranuar kërkesën e Shqipërisë por ende nuk ka një saktësim nëse do të dërgohen helikopterë transportues.
Lidhur me kerkesen qe i eshte bere NATO-s, ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi mbremjen e sotme se nuk pritet nje pergjigje pozitive per arsye se mbare Evropa eshte ne situate te nderë, me probleme edhe me te medha se Shqiperia.
Z.Basha konfirmoi se deri tani eshte shprehur gatishmeria per çadra dhe materiale te tjera, por jo helikopterë qe Basha tha se nevojiten per te krijuar nje korridor ajror per evakuim te shpejte te banorëve.
e.r/NOA