English

Situata më e fundit e rrugëve në vend në kushtet e reshjeve dhe përmbytjeve

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA/ R.Bulku – Rrugët kombëtare dhe rurale shfaqin probleme të pjesshme gjatë orëve të fundit, bazuar në informacionet e grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Edhe nga informacionet më të fundit që vijnë nga inspektorët e emergjencave civile në qarqe, nga Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, si dhe nga pika të tjera kontakti, në nivel qendror dhe vendor, situata rrugore e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet si më poshtë:

Shkodër

Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe në Harku i Bërdicës rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1m ujë mbi rruge.

Tek Ura e Bunës uji ka kaluar mbi urë duke krijuar përmbytje të rrugës dhe duke e bere te pakalueshme rrugen.

Rruga për në Muriqan është e bllokuar, po keshtu edhe rruga per në Shirokë është e përmbytur.

Ndërsa në segmentin rrugor Harku i Bërdicës – Velipojë kuota e ujërave në urën e Gjolulit është rreth 50-60cm, qarkullojnë vetëm mjetet e mëdha, mjetet e vogla qarkullojnë nga rrugë dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e përroit të thatë qarkullimi i mjeteve kryet nëpërmjet një rruge dytësore provizore sasia e ujit eshte 60 cm.

Hyrja për në Shkodër bëhet nga Mjeda.

Gjithashtu edhe aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit mbi rrugë në orët e pasdites.

Shkoder-hani I Hotit, ne vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5km, deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte rreth 1 metër.

Tiranë

Gjendja ne autostrade po shkon drejt normalizimit, trafiku po fillon te levize ka dhe 2 ore pune per normalizim te plote.

Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera.

Elbasan

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Ka pasur bllokim te rruges ne vendin e quajtur Dragostunjë, ne km 80 ka pasur bllokim te rruges per rreth 40 min nga shembje te shkaktuara nga reshjet e menjehershme. aktualisht rruga eshte e hapur.

Kukës

Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit, në urën e Bujanit, kalimi behet me vështirësi pasi është rritur niveli i lumit të Valbonës. Po e njëjta situatë është edhe në urën e Fierzës. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve. Në segmentin rrugor Bajram Curri – Fierzë km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga me një kalim. Në Shishtavec lumi ka marre një pjesë të rrugës duke bërë rrugën njëkalimshe.

Dibër

Po punohet tek ura e Cerenecit, qarkullohet me një kalim.

Në segmentin Peshkopi-Muhurr - Qafë Draj rreth 5 km larg Muhurit, është shembur ura e Shehut, dhe rruga është e bllokuar duke bllokuar5 4 komunat e Reçit, Zalldardhes, Arrezit dhe Lures.

Dalja e rruges Peshkopi-Ura e Skurajt (ku bashkohet rruga e Peshkopise me Autostraden) rruga eshte e bllokuar pasi ka dale uji mbi rruge rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rruge eshte rreth 1.5m i larte.

Jane bllokuar disa mjete ne rruge Nga Bureli ne Milot ne 30-40 vende ka shkarje dhe rruga eshte me 1 kalim.

Eshte bblokuar rruga nga përmbytjet e shkaktuara per shkak te hapjes se portave te hidrocentraleve te Ulzes.

Lezhë

Ka bllokim te rruges ne aksin Ura e Skurajve ne drejtimte Burrelit per shkak te permbytjes se rruges pasi jane hapur portat e hidrocentaleve te Ulzes.

Vlorë

Në aksin rrugor Vlorë – Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjera nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.

r.b/NOA

KOMENTE