English

Ukraina pritet të hapë ambasadë në Tiranë

Astana, (Kazakistan), 3 dhjetor, NOA – Ukraina pritet të hapë së shpejt përfaqësinë e saj diplomatike në Tiranë. Ky zhvillim i marrëdhënieve mes dy vendeve është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kostyantyn Grushenko gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Në takimin e zhvilluar pas punimeve të samitit të OSBE-së në Kazakistan, dy homologët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve. Gjithashtu ata ranë dakord që gjatë vizitës së pritshme të Presidentit të Ukrainës në Shqipëri të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike.

Ministri Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit. Dy ministrat e jashtëm ranë dakord për të bashkëpunuar ngushtë në kuadër të Kryesisë ukrainase të OSBE-së në vitin 2013.

a.k/NOA

KOMENTE