English

Ukraina, së shpejti me përfaqësi diplomatike në Tiranë

Astana, 3 dhjetor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Kostyantyn Grushenko, gjatë punimeve të Samitit të OSBE-së, që u zhvillua në Astana të Kazakistanit, gjatë datave 1-2 dhjetor 2010.

Të dy homologët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve dhe ranë dakord që gjatë vizitës së pritshme të presidentit të Ukrainës në Shqipëri të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike.

Ministri Haxhinasto informoi homologun e tij rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

Gjatë takimit u ra dakord për të bashkëpunuar ngushtë në kuadër të Kryesisë ukrainase të OSBE-së në vitin 2013.

Ministri Grushenko informoi se Ukraina do të hapë përfaqësinë e saj në Shqipëri në një kohë shumë të afërt.

Ai ftoi Ministrin Haxhinasto që të vizitojë Kievin, ftesë që u pranua me kënaqësi.

n.e/NOA

KOMENTE