English

Urgjent – Rihapet autostrada Tiranë-Durrës

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA - Rihapet autostrada Tiranë-Durrës. Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga Shtabi i Emergjencave i Prefekturës së Qarkut Tiranë:

“Autostrada Tirane - Durrës është e rihapur nga ora 20.40 e datës 3 dhjetor 2010 për kalimin e te gjithave llojeve te automjeteve”, - thanë zyrtarisht drejtuesit e Shtabit të Emergjencave.

Po ashtu konfirmohet se të gjitha akset apo segmentet e qytetit te Tiranes janë të kalueshme.
Sakaq, përmes një dalje zyrtare para pak çastesh, Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë tha se kërkon nga drejtuesit e mjeteve, kufizimin e shpejtësisë në këtë autostradë.

“Në mënyrë të veçantë kërkohet ky kujdes, në segmentin rrugor Vorë - Maminas, ku shpejtësia e mjeteve nuk duhet te kaloje me shume se 60 km ne orë”, - sugjeron policia.

e.r/NOA

KOMENTE