Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA – Me 71 vota kundër, 2 pro dhe një abstenim, u votua neni 1 dhe u hodh poshtë propozimi i parë i parashtruar nga Partia Socialiste që lidhje me deficitin buxhetor.
Kurse neni 2 u votua me 73 vota pro dhe dy kundër.
Më tej vijoi miratimi nen për nen i të gjitha neneve të Buxhetit të Shtetit 2011.
Në nenin 11 ka pasur një ndërhyrje të Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha i cili kërkoi të përfshihet fondi për 100 punonjës policie. Basha tha se këto forca duhen për ngritjen e 5 postave policore si dhe për të mbështetur në shoqërimin e Bankës gatë transportit në zona të ndryshme të vendit.
Këtu ndërhyri ministri i Financave Ridvan Bode i cili e kundërshtoi hapur z.Basha. “Mua më duket shifër e ekzagjeruar 100 punonjës, e pranueshme do të ishte vetëm gjysma e tyre, pra 50”, - tha z.Bode duke këmbëngulur se “100 policë për 5 posta policie të reja janë shumë”.
Sërish debatoi Basha duke thënë se kostoja do të përballohet nga Banka e Shqipërisë dhe kërkoi që kjo shtesë prej 100 forcash duhet të votohet.
Debati përfundoi me ofertën e Bodes për ta çuar në 60 numrin e policëve të rinj të kërkuar.
Me këtë ndryshim, neni 11 u miratua dhe më tej pa debat u votuan edhe të gjitha nenet e tjera.
e.r/NOA Vijon...