English

Zgjedhjet në Kosovë, janë akredituar 21 mijë vëzhgues

Prishtinë, 3 dhjetor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 5 mijë e 700 vëzhgues, ndërsa edhe 15 mijë vëzhgues presin në listë për shqyrtim.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani janë akredituar 21 mijë vëzhgues dhe, sipas saj, priten të shqyrtohen edhe 15 mijë të tjerë.

Daka ka thënë se ky numër i vëzhgueseve do mundë të ndryshojë pas afatit për aplikim të vëzhguesve ndërkombëtarë, afati i cili është deri me 6 dhjetor.

Komisioni Qendror Zgjedhor nesër do të shqyrtojë kërkesën e LDK-se për prani të ndërkombëtarëve në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Sipas, Dakës, deri më tani gjithçka është duke ecur mirë.

NOA

KOMENTE