English

Bergamo, përleshje me armë zjarri, ndahet nga jeta një shqiptar

Bergamo, 4 dhjetor NOA - Një shqiptar 26 vjeçar ka mbetur i vdekur në një shkëmbim zjarri midis bandave rivale në Bergamo, ndoshta për shkak të rrethit të prostitucionit. Kjo ngjarje “Far West-i” ka ndodhur pak pas mesnate, në rrugën kryesore që kalon në Mornico të Serio: të shtënat shpërthyen mes gjashtë personave në bordin e dy makinave, ku një 26 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa dy bashkatdhetarë të tij janë plagosur dhe tani ndodhen në paraburgim.

Shqiptarët e plagosur janë respektivisht nga 24 dhe 27 vjeç. Shqiptarët që janë përballur kanë qenë në bordin e dy makinave të ndryshme.
Sipas raporteve paraprake, kanë qenë të shumta të shtënat e pistoletave dhe pushkëve. Për policinë diçka e tillë ka të bëjë me zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve në shfrytëzimin e prostitucionit.
Dy të plagosurit janë dëgjuar nga autoritetet në një pyetësor të shkurtër dhe janë duke u marrë parasysh pozicionet e tyre. Viktima jetonte në Milano, ishte me dokumente të rregullt, por kishte dhe precedentë të mëparshëm penal.

r.b/NOA

KOMENTE