Tiranë, 4 dhjetor, NOA – Reshjet e mëdha të shiut kanë sjellë dhe probleme në hekurudhat e vendit. Ministria e Transporteve konfirmon se janë krijuar vështirësi në kilometra të caktuar të këtyre linjave. Problemet kanë ardhur për shkak të ngritjes së nivelit të ujit në lumenj dhe rrëshqitjen e dherave, që ka sjellë bllokimin e hekurudhave.
Sipas Ministrisë së Transporteve probleme ka pasur në kilometrin e 22 në hekurudhën Vorë –Tiranë.
Po ashtu probleme ka pasur në kilometrin e 67 të hekurudhës Lushnjë –Fier dhe në kilometrin 104 të hekurudhës Librazhd-Pogradec.
Ndërsa më problematik paraqitet situatat në dy hekurudhat Përrenjas-Pogradec e Lushnjë –Vlorë.
Ministria e Transporteve konfirmon se këtu dy linja hekurudhore aktualisht janë jo funksionale.
a.k/NOA