Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Kur përmbytjet në Shkodër rrezikojnë të përshkallëzohen edhe përdrejt Lezhës, për shkak të shkatërrimit të argjinaturave në Torovicë, urën që lidh Shkodrën me Lezhën ku uji mësohet ende edhe pse në mungesë të reshjeve është në nivel të lartë, Bashkia e Shkodrës ka hapur edhe ajo një llogari bankare për të gjithë ata biznesmenë e qytetarë që duan tu vijnë në ndihmë banorëve të përmbytur.
Llogaria bankare e hapur nga kjo bashki quhet Emergjenca dhe është një llogari e hapur në lekë, euro dhe dollarë.
SPECIALE, GJITHÇKA MBI PERMBYTJETNumri i Llogarisë bankare është: Nr. 0600303049101, 600303049102,0600303049103
IBAN në lekë: AL 2620651017000,0600303049101
IBAN në euro, AL 262065101700,0600303049102
IBAN në dollarë AL 262651017000
Kjo thirrje emergjente e Bashkisë së Shkodrës vjen ndërkohë që në zonën e Shkodrës gjenden tërësisht nën ujë, plot 13 950 ha tokë, shtëpi të përmbytura 2561, të rrethuara nga uji 4597 shtëpi, ndërsa janë evakuuar 11023 persona nga 2623 familje.
i.t/NOA