English

“Furtunë” në burgje, krerët i nënshtrohen lëvizjeve të detyruara

Tiranë, 4 Dhjetor 2010 NOA - Arratisja e Ajet Markaj ka sjellë edhe lëvizje në burgje. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra janë kryer sot disa lëvizje drejtorësh në burgje.

Nga burime të DPB për agjencinë e lajmeve NOA mësohet se drejtori i burgut 313, Sokrat Feinaj, të cilit edhe iu arratis i paraburgosuri është transferuar me detyrë në burgun e Shën-Kollit Lezhë.

Drejtori i këtij burgu, Shkëlqim Kalemi, i cili përpara se të emërohej Feinaj në burgun 313, ka qenë drejtues i këtij institucioni është transferuar në burgun e Fushë-Krujës. Sajmir Mulgeci, i cili ishte drejtor i burgut të Fushë-Krujës është kthyer sërish drejtor i burgut 313, institucion të cilin e ka drejtuar edhe para një viti.

Po sot, më herët, u liruan nga qelia shefi i Policisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal dhe Specialist i Sigurisë në Burgun 313 në Tiranë të arrestuar dje, për arratisjen spektakolare të Ajet Markaj.

Lexoni këtu, detajet e zhvillimeve të sotme

e.r/NOA

KOMENTE