English

Haiti, 14 persona akuzohen për magji në përhapjen e kolerës

Haiti, 4 dhjetor NOA - Janë të paktën 14 persona që akuzohen për magji në përhapjen e kolerës, të cilët janë linçuar në vende të ndryshme të Departamentit të Grand’Anse, në jug perëndim të Haitit, zona më pak e prekur nga epidemia. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. “Disa persona të akuzuar për magji në përhapjen e kolerës, janë vrarë duke u qëlluar me gurë dhe më pas janë djegur në rrugë”, - tha një inspektor policie.

“Rasti i parë i linçimit daton javën e kaluar dhe që atëherë ka pasur dhe raste të ngjashme pothuajse çdo ditë”, - tha një zyrtar të drejtësisë që është në ndjekje të hetimeve.

“Këta persona janë akuzuar për magji që kanë të bëjnë me përhapjen e kolerës. Sipas të popullatës është përhapur një substancë e aftë për përhapjen e sëmundjes në rajon”, - tha burimi. “Është e vështirë për të hetuar për shkak të popullsisë, e cila refuzon të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë ashtu siç është i bindur se magjistarët janë duke përfituar nga epidemia e kolerës”, - shtoi ai.

Sipas shifrave të fundit të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fundi i tetorit, janë të paktën 1 mijë e 817 banorë që kanë vdekur si pasojë e kolerës. Personat e shtruar në spitale kanë kapur shifrën e 36.207, nga të cilat 34.907 janë shëruar.

r.b/NOA

KOMENTE