Moskë, 4 dhjetor, NOA - Kampionati Botëror do t’i kushtojë Rusisë rreth 200-300 miliardë rubla.
Kjo shumë nuk përfshin shpenzimet për infrastrukturën, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Aleksei Kudrin.
Sipas fjalëve të tij, këto shpenzime tashmë janë përfshirë në buxhetin e viteve 2011-2013. Në lidhje me këtë kreu i qeverisë vuri në dukje, se shteti do të tërheqë aktivisht biznesin për ndërtimin e objekteve të tillë, që të minimizojë shpenzimet e veta.
Ky është kampionati i parë i futbollit botëror që do të zhvillohet në Rusi dhe pritet të sjellë një fluks të madh investimesh. Por qeveria ruse do e përdor këtë kampionat dhe si një mundësi për të treguar zhvillimin dhe arritjet e Moskës.
a.k/NOA