Tiranë, 4 Dhjetor, NOA - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, në raportimin e saj të radhës lidhur me gjendjen në kaskadat e lumit Drin, ka pohuar se atje prurjet e ujit vazhdojnë që të jenë shumë të larta.
Kështu, të dhënat e fundit të KESH-it, tregojnë se hidrocentrali i Fierzës është në kuotën e 290.76 metrave, duke realizuar prurje në nivelin prej 1400 m3 në sekondë, ndërsa shkarkohen 1076 m3 në sekondë.
Nga ana tjetër, hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 170.3 metrave, me prurje në nivelin prej 1596 m3 ujë për sekondë, ndërsa vijojnë shkarkimet me 1912 metër kub ujë në sekondë.
Ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit është në nivelin prej 173.5 metrash, prurjet 2240 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2365 metrave kub ujë në sekondë.
n.e/NOA