Moskë, 4 dhjetor, NOA - Rusia nuk është e pirur ta dramatizojë situatën e krijuar me rrjedhjen e informacionit sekret në site WikiLeaks. Ky është qëndrimi që ka mbajtur dje presidenti rus Dimitri Medvediev pas përfundimit të negociatave me Kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi në Soçi.
Gjatë komenteve për rrjedhjen e informacionit, jo pa ironi presidenti rus shtoi se “edhe SHBA do të kënaqeshin e zbaviteshin pa masë në rast të rrjedhjes së korrespondencës sekrete diplomatike ruse”.
Por nga ana tjetër Medvedv ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim që publikimi i sekreteve ishte diçka e gabuar. Sipas tij diplomacia dhe sistemi bankar ka nevojë për sekrete.
“Por a duhet vallë një gjë e tillë? Për mendimin tim, diplomacia është punë e fshehtë, po ashtu si dhe biznesi bankar, dhe duhet të realizohet mbi bazë të parimeve përkatëse”, tha presidenti Dimitri Medvediev.
a.k/NOA