English

Meta: Qeveria, e përgjegjshme për të shpëtuar jetën e çdo qytetari

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – “Qeveria është tërësisht e angazhuar për të përballuar të gjitha këto vështirësi me të cilat ndeshen këto familje të evaukuara. Një pjesë e mirë e tyre janë akomoduar, rreth 2 mijë persona në ambientet e vëna në dispozicion nga qeveria, Bashkia e Shkodrës dhe sipërmarrës privatë”.

Kështu u shpreh ministri i Energjetikës, Ilir Meta, në një deklarim për mediat, ku ka paraqitur me detaje, situatën e përmbytjeve, të krijuar në vendin tonë gjatë ditëve të fundit.


Zoti Meta si paraqitet situata e përmbytjeve në Shkodër?

Natyrisht që paraqitet shumë e rënduar për të gjitha arsyet të cilat janë bërë të njohura edhe nga ju, si media dhe sot komiteti ndërministror pasi bëri një vlerësim të zbatimit të planit të punës te sotshëm për çdo staf sipas komunave dhe çdo staf sipas komunave drejtohet nga një ministër i ngarkuar me përfaqësues të ngarkuar të ushtrisë dhe policisë, në bashkëpunim me kryetarin e komunës,mori disa vendime të cilat kanë të bëjnë me vazhdimin e mëtejshëm të procesit të evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura apo të rrezikuara. Dhe natyrisht ky është prioriteti ynë kryesorë, mosrrezikimi i asnjë familjeje dhe jete të asnjë banori dhe kjo është përballuar me shume sukses dhe përgjegjshmëri dhe do të jetë prioritet kryesor edhe në ditët në vijim. Deri tani rreth dy mijë banorë janë akomoduar në qytetin e Shkodrës në ambiente publike apo institucione të ndryshme dhe ndërkohë do të marrim masa për të pasur kapacitete dhe të përpiqemi për sistemimin e banorëve të tjerë, ndërkohë që shumë të tjerë kanë gjetur të strehohen në ambientet e të afërmve të tyre. Ndërkohë që prioritet tjetër është shëndeti i këtyre banorëve të familjeve të ndryshme dhe ndihma e menjëhershme për të gjithë ata që kanë pasur apo kanë shqetësime dhe sigurisht prioritet shumë i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet dhe frymëzimi me ujin e pushim dhe mbrojtja e ujësjellësit që të mos kemi dëmtime që mund të na sillnin shqetësime dhe kjo është arritur deri tani me shumë punë dhe mbajtja ne punë e dy nënstacioneve e cila është shumë e rëndësishme edhe për furnizimin me energji elektrike por edhe në funksionimin e dy hidrovoreve siç është rasti i Velipojës. Pra ka një kompleks masash, një mekanizëm i cili po shkon në mënyrë kapilare çdo ditë dhe çdo orë. Janë 1500 forca të ushtrisë dhe policisë së shtetit ne terren që tani po merren me evakuimin, me transportin , kemi një skuadër helikopterësh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Rendit apo qoftë edhe asaj të Shëndetësisë sipas rasteve në funksion të këtij operacioni humanitar dhe një gatishmëri shumë pozitive dhe të vetë komunitet të cenuar nga kjo përmbytje për të bashkëpunuar me qëllim minimizimin e pasojave.

A ka nevojë për mjete shtesë. Janë disa mjete të ministrisë së brendshme, por a ka nevojë për mjete shtesë apo është e përballueshme me këto...

Deri tani ka qenë e përballueshme për nivelin e deritanishëm por duke qenë se angazhime të reja do të merren akoma sidomos në drejtim të furnizimit me ujë bukë të banorëve të zonave të përmbytura natyrisht që do të kemi nevojë edhe për mjete të tjera dhe është detyrë e shtabit për rritjen e këtyre mjeteve si nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore dhe publike ashtu edhe duke bashkëpunuar me sipërmarrës të ndryshëm një pjesë e të cilëve në mënyrë vullnetare kanë shprehur solidaritetin për të ndihmuar me mjete apo për të mirëpritur në hotele apo ambiente private familjet e evakuuara.

Në cilësinë e ministrit të Energjetikës, a ka siguri në kaskadën e Drinit, a është situata plotësisht nën kontroll?

Situata natyrisht që është nën kontroll dhe jam i bindur që do të vazhdojë të jetë i tillë. Por ne nuk marrim dot përsipër që të komandojmë as reshjet dhe as prurjet por sigurisht që është administruar dje po administrojmë me përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme rregulloren e hartuar nga këshilltarët edhe duke iu përgjigjur situatës konkrete. Mund të them se sot ka një ulje të nivelit të shkarkimeve prej gati 300 kub për metër në sekondë, në Vaun e Dejës. Nu8k ka asnjë rrezik për sigurinë e kaskadës. Një pjesë të shkarkimeve që ne jemi të detyruar që ta bëjmë dhe pëer të ruajtur dhe garantuar sigurinë e kaskadës.

Situata e lumenjve dhe e liqenit duket se ka sjellë një situatë që nuk e kemi parqe prej kohësh, madje as në muajin janar. Si paraqiten këto prurje ujore, a keni ndonjë informacion?

Situata në liqenin e Shkodrës është e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë të paktën për dekada të tëra dhe kjo ka qenë shkaku kryesor i kësaj situate delikate në të cilën ndodhemi aktualisht në qarkun e Shkodrës. Pasi liqeni i Shkodrës është mbledhësi kryesor i ujit të Alpeve pasi prej dy javësh shirat deh rrebe shet kanë qenë të vazhdueshëm edhe situata vazhdon të mbetet kritike. Situata është e rënduar edhe në pjesë të tjera të vendit, ashtu siç e keni ndjekur edhe ju. Po ashtu edhe në shtetet fqinje siç është Mali i Zi situata është e rënduar.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi në janar, dhe çfarë ndodhi nga janari në dhjetor dhe a kanë lidhje mes dy situatave dhe çfarë e bën më specifike atë që po ndodh aktualisht dhe a mund të ishte parandaluar?

Besoj se situata e tanishme ka qenë tërësisht e pamundur për t’u evituar, një situatë e tillë konkrete larg supozimeve që gjithsecili do të bënte për të shmangur një realitet delikat. Ajo që mund tju them me përgjegjshmëri të plotë është se ky vit kalendarik duke filluar nga 1 janari deri tani është viti të paktën po i referohemi kaskadës së Drinit është bërë një prodhim i energjisë që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga kompletimi i kësaj kaskave dhe pritet që prodhimi total të jetë rreth 7.3 kv/orë në ditë ndërkohë që prodhimi mesatar ka qenë tek 8 miliard dhe ai më i larti gjatë vitit të kaluar ka qenë rreth 8.9 miliard. Pra kjo tregon për një prurje të jashtëzakonshme, përtej normales dhe nuk kemi të bëjmë me një vit rastësor por me një cikël reshjesh të vazhdueshëm intensive dhe larg parashikimeve apo mesatareve disa vjeçare sikurse kemi pasur në të kaluarën. Unë dua ta theksoj se është një mënyrë shumë e thjesht për ta kuptuar. Pra një muaji kam qenë në Shkodër duke ndjekur përmbytjet që ndodhin në zonjën e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe dhe ju vetë e keni parë sesi një përrua që quhet Përroi i Thatë sot është përmbytur dhe ka sjellë dëme të paparashikuara dhe natyrisht e kishte tmerrin përroi i Thatë sepse prej brezash ishte parë që ky përrua nuk kishte një potencial të tillë. Kemi të bëjmë me një situatë që ka qenë tërësisht e pamundur për t’u përballuar më mirë. Sigurisht që kjo kërkon një strategji më afatgjatë në të ardhmen, kërkon investime shumë të mëdha dhe afatgjata dhe natyrisht kërkohet edhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës si një hidrocentral me rëndësi strategjike për të gjithë kaskadën me një efekt sa më të konsiderueshëm rregullator dhe kërkon investime shumë të mëdha përsa i takon thellimit të Bunës dhe investime të tjera të cilat nuk është momenti për tu diskutuar tani.

A mban argjinatura e Torovicës, pasi prishja e saj rrezikon Lezhën?

Po është një situatë delikate, po punohet prej disa ditësh dhe netësh pa pushim edhe tani me përqendrime shumë të mëdha mjetesh të ushtrish dhe të institucioneve të tjera. Po bëhet gjithçka për ta përballuar këtë situatë.

Për momentin nuk kemi në një fazë jashtëzakonisht kritike pro natyrisht jemi në një situatë shumë të vështirë.

Ulëza dhe Shkopeti, situata paraqitet e rënduar. Hapja e këtyre portave ndikonte direkt në fryrjen e lumit Mat. ..?

Sigurisht është një shqetësim serioz dhe është diskutuar për këtë dhe mbetet një shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme për disa arsye, sepse reshjet kanë qenë me një intensitet të jashtëzakonshëm, një rrebesh i paparë. Duhet të kemi parasysh se ujëmbledhësi i Ulzës dhe i Shkopetit është i kapaciteteve minimale dhe ka qenë i detyrueshëm shkarkimi për të mos shkatërruar këtë rrjet energjetike dhe për të mos pasur pastaj dëme akoma më të mëdha.

Atje po punohet vazhdimisht prej disa ditësh dhe netësh pa ndërprerje për ta mbrojtur stacionin e pompimit, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me ujë të qytetit dhe aty ka një përqendrim maksimal i të gjithë ekspertëve mjeteve mundësive që kemi ashtu sikurse kjo gjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet në Nënstacionin Shkodra 2 .

Zoti Meta këmbëngul edhe njëherë edhe nëse do të ishin kryer ato investime që duhej të ishin bërë gjatë 10 muajve dhe nëse do të ishin nderuar argjinaturat e tjera dhe nëse do të ishte thelluar Buna a do të ishim përballur me një situatë të tillë?

Problemi kryesor që ka qenë dhe që mbetet në radhë të parë është liqeni i Shkodrës dhe përmbytja ka filluar për shkak të ngritjes së jashtëzakonshme të nivelit të Liqenit të Shkodrës duke prekur zonën hy6rëse për në qytet. Pra në çdo rast ne do të kishim një situatë të tillë për këtë arsye të jashtëzakonshme që ka ndodhur në liqenin e Shkodrës. Faktorët e tjerë natyrisht janë faktorë të cilët janë e kanë shtuar këtë situatë, por në çdo rast duke supozuar se faktorët e tjerë do të ishin marr parasysh, por situata e Liqenit të Shkodrës do të ishte në këto masa.

Janë evakuuar rreth 10 mijë persona. A është në kushte qeveria shqiptare për të përballuar situatën për të gjithë këto persona duke pasur parasysh gjithçka që nevojitet?

Qeveria është tërësisht e angazhuar për të përballuar të gjitha këto vështirësi me të cilat ndeshen këto familje të evaukuara. Një pjesë e mirë e tyre janë akomoduar, rreth 2 mijë persona në ambientet e vëna në dispozicion nga qeveria, Bashkia e Shkodrës dhe sipërmarrës privatë. Ndërkohë që ne po shtojmë kapacitetet e tjera për të gjitha këto familje që kërkojnë të akomodohen në ambiente publike dhe jemi të angazhuar për të përballuar nevojat jetike të këtyre banorëve kudo ku ato ndodhen dhe do të vazhdojmë me përgjegjshmëri të plotë që të mos i mungojë asgjë.

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

KOMENTE