English

“Nxehet” fushata elektorale në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor, NOA – Vetëm një javë para ditës kur në Kosovë do të mbahen të ashtuquajturat zgjedhje të jashtëzakonshme, vendi gjendet nën ethet e një fushate elektorale, e cila sa më shumë i afrohet fundit të saj, aq më shumë nxehet.

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, të cilat janë edhe dy partitë kryesore në vend, duket se janë edhe më të impenjuarat dhe se po zhvillojnë fushatën më të ashpër elektorale.

Në manifestimet e zhvilluara nga liderët e tyre politikë, përveç bërjes së njohur të programeve të tyre për qeverisjen e ardhshme të vendit, nuk kanë munguar edhe akuzat e ndërsjellta.

Tashmë partitë kanë shpalosur programet e tyre elektorale, ku një vend të dukshëm po zë edhe lëvizja “Vetëvendosje” me takimet dhe impenjimin e saj në këtë fushatë zgjedhore.

n.e/NOA

KOMENTE