English

Përmbytje dhe në Maqedoni, probleme në Tetovë

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Kaskada e Drinit, situata ende problematike

Meta: Duam të shpëtojmë jetën e njerëzve

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

Tetovë, (Maqedoni), 4 dhjetor, NOA - Vërshimet e sotme kanë përfshirë një pjesë të zonës së Tetovës, ku janë përmbytur rreth 20 shtëpi dhe 500 hektarë tokë.

Vërshimet ndodhën pasi që lumi Vardar doli nga shtrati, duke përmbytur fshatin Raotincë të rajonit të Tetovës.

Lumi Treska gjithashtu pritet të dalë nga shtrati për shkak të nivelit të lartë të ujit nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Shirat e vazhdueshme kanë sjellë problemet e para në komunikacionin hekurudhor në pjesën perëndimore të Maqedonisë, pasi që uji ka mbuluar binarët në aksin hekurudhor Jegunovcë- Tetovë.

Qendra për menaxhim me kriza ka dalë në terren dhe po ndjekë situatën, ndërsa Qeveria e Maqedonisë pritet të marrë masa lidhur me situatën e krijuar, e cila mund të jetë me përmasa dhe rreziqe të reja, për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve.

NOA/INA

KOMENTE